Shteti e lë pa rrugë, kalaja e Lezhës s’pret dot vizitorë! Autobusët me turistë s’shkojnë dot në monumentin e kulturës, nëse rruga do ishte funksionale do priste 10-fishin e tyre

10 Prill 2022, 20:45 | Përditesimi: 10 Prill 2022, 20:45

Autobusët me turistë nuk mund të kalojnë në rrugën që të çon për në Kalanë e Lezhës. E ndërtuar një dekadë më parë rruga është tepër e ngushtë, ndaj në këtë monument kulture, arrijnë të shkojnë më pak se 0,3% e turistëve. Përgjegjësi i Kalasë Ded Margjoni, thotë se nëse rruga do të ishte funksionale numri i turistëve do të ishte 10-fish më i lartë.

Sh.Sh/Shqiptarja.com