Shtohen dyshimet për gjëndjen shëndetësore të Putinit, ja detaji i ‘dyshimtë’ gjatë takimit me presidentin e Taxhikistanit

17 Maj 2022, 16:12

Pas pamjeve të fundit të shpërndara nga takimi me presidentin e Taxhikistanit, janë shtuar dyshimet se presidenti i Rusisë Vladimir Putin mund të mos ketë probleme shëndetësore.

Videoja, e marrë dje ndërsa Putin u takua me homologun e tij nga Taxhikistani, Emomali Rahmon, tregonte këmbën e majtë të liderit rus duke lëvizur në mënyrë jo normale për një lider, aq më tepër në një takim zyrtar para kamerave.

Putini më vonë e rregulloi pozicionin e tij në karrige dhe e vendosi këmbën fort në tokë ndërsa fliste me Rahmon për zhvillimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Taxhikistanit, por këmba e tij dukej se po i dridhej.

Lëvizjet e çuditshme ranë në sy të liderit Taxhik, i cili u shfaq disi i shqetësuar ndërsa shikonte poshtë dhe shikonte këmbën e Putinit që përkulej në mënyrë të çrregullt.