Shtohen furnizimet në kioskat e ngritura për të pritur tifozët, dyfishohen çmimet: Birra 3-4 euro dhe ushqime me 2 euro

25 Maj 2022, 14:31 | Përditesimi i fundit: 2022-05-25 16:21:03

Edhe bizneset janë bërë gati për të pritur numrin e madh të tifozëve që do të shohin finalen e Conference League në Tiranë. Institucionet shtetërore e kanë pushim ndërsa një pjesë e mirë biznesesh kanë zgjedhur të mos ulin qepenat pasi sot e kanë mundësinë 'e artë' duke dyfishuar çmimet duke qenë janë mijëra tifozë që presin mbrëmjen për përballjen mes ekipit të Romës dhe Feyenoordit.

Përveç pikave të ngritura në pedonale, e gjithë rruga e Bllokut deri tek Tajvani ka 6 pika ku do të shiten birra, ushqime dhe pije të tjera. Ka një luhatje në çmime por një fenomen ka të bëjë me pikat e ngritura në qendër ku shërbehen birra, ushqime fast food me çmime deri diku dyfish më të larta se në ditë të zakonshme.

Çmimet e birrave variojnë nga 3-4 euro, uji kushton 1 euro ndërsa sanduiçi kushton 2 euro. Edhe kioskat normale kanë shtuar furnizimit dhe nuk do të mbyllen as pas ndeshjes pasi do të punojnë me tre turne.