Shtohen pacientët në urgjencën e Krujës

26 Qershor 2021, 07:58 | Përditesimi: 26 Qershor 2021, 07:58

Luhatja e temperaturave ka shtuar fluksin e qytetarëve me viroza stine që kërkojnë ndihmë në urgjencën e Krujës. Më shumë se 20 raste kërkojnë ndihmë çdo ditë. Virozat e stinës kanë rritur ndjeshëm numrin e qytetarëve që kërkojnë ndihmë në spitalin e Krujës. Çdo ditë, më shumë se 20 persona kërkojnë mjekim më të specializuar nga bluzat e bardha. Temperaturë, dhimbje barku dhe të vjella janë vetëm disa nga simptomat me të cilët paraqiten pacientët në spital, thotë mjeku i urgjencës, Durim Herri. Fluksi i qytetareve është rritur ndjeshëm tre javët fundit, kohë në të cilën edhe temperaturat janë rritur ndjeshëm.

r.k./Shqiptarja.com