Shtohen tensionet mes Turqisë dhe Greqisë: Do zgjerohemi 12 milje në Egje! Ministri i jashtëm turk: Nëse guxoni, aventura do ju kushtojë

29 Dhjetor 2022, 18:59

Deklarata e grekëve se do të zgjerohen me 12 milje në ujërat territoriale në Egje ka hasur në kundërpërgjigje të ashpër të Turqisë. Kryediplomati turk ka kërcënuar deri edhe me luftë nëse ndërmerret një hap i tillë. Në reagim të këtij kërcënimi të fortë të diplomacisë turke, grekët janë përgjigjur se nuk frikësohen apo terrorizohen.