Shtrohet qilimi i blertë në stadiumin e Kukësit, Rama: Përmbyllet edhe kjo vepër e re

24 Tetor 2021, 10:14

Shtrohet qilimi i blertë në stadiumin e Kukësit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga punimet që tashmë janë përmbyllur duke e bëtë stadiumin gati për të pritur tifozët.

“Mirëmëngjes dhe me qilimin e blertë të Stadiumit të Kukësit që përmbyll edhe këtë vepër të re publike në shërbim të komunitetit kuksian, ju uroj një fundjavë të mbarë” shkruan Rama.