Shtyhet me disa minuta derbi Tirana - Partizani, shkak bëhen tifozët

21 Dhjetor 2022, 20:15

Ndeshja derbi mes Tiranës dhe Partizanit do duhet të niste në 20:00. Dueli është shtyrë me disa minuta kjo për shkak të hedhjes së sendeve në fushë nga tifozët. Flakadanë, kapsolla dhe shumë letra janë në tapetin e lojës, me arbitrin Eldorjan Hamiti që ka shtyrë disa minuta ndeshjen derisa fusha të pastrohet. Gjyqtari është kujdesur që të ndërrojë edhe anët e skuadrave për mënyrën sesi do nisë dueli.