Shtyrja e fluturimeve nga Kabuli i ndryshon planin qeverisë shqiptare? Rama: Afganët mund të mos strehohen fare në konvikte

26 Gusht 2021, 12:33 | Përditesimi: 26 Gusht 2021, 12:33

TIRANË- Disa godina në 'Qytet Studenti' në Tiranë do të shërbenin si vendstrehim i përkohshëm për afganët, bashkëpunëtorë të perëndimit që u rrezikohet jeta nga talebanët, por shtyrja e njëpasnjëshme e fluturimeve ka ndryshuar planet e qeverisë shqiptare. Kjo sepse ishte menduar që afganët do të qëndronin në 'Qytet Studenti' deri në nisje të vitit të ri Akademik, por ekziston mundësia që ato të mos strehohen fare në konvikte. "Nuk bëhet fjalë hiq studentët dhe vër afganë", tha sot kryeministri Edi Rama, duke sqaruar se mund të vihet direkt në zbatim "plani 2", strehimi menjëherë në hotelet të përcaktuara deri më tani, Durrës e Berat.

 

KT/Shqiptarja.com