Shuarja e zjarreve, Rama falenderon ambasadorët: Soreca e Kim kur kemi nevojë janë qytetarë, jo ambasadorë

3 Shtator 2021, 12:08 | Përditesimi: 3 Shtator 2021, 12:08

Për operacionin e shuarjes së zjarreve kryeministri Edi Rama ka falënderuar ambasadorët, veçanërisht ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim dhe ambasadorin e BE Luigi Soreca, për të cilët tha se kur kemi nevojë janë qytetarë jo ambasadorë.

“Dua të falënderoj ambasadorin e BE dhe të SHBA. S’është falënderim formal dhe as diplomatik. Sot dua që edhe Luigi dhe Juri që nuk është e pranishme por është e pranishme përmes zv.ambasadorit i cili është i vetmi që nuk përdor kufje nga të huajt se di edhe shqip. Dhe na kupton edhe kur ne mendojmë se flasim një gjuhë që nuk e kupton. Të gjithë kanë qenë të vëmendshëm dhe të interesuar për të marrë vesh se si shkoi dita, apo çfarë do të bëjmë sot. Soreca e Kim janë qytetarë kur kemi nevojë, jo ambasadorë. Prania e Holandës dhe republikës Çeke, dua ti falënderoj për ndihmën që dhanë duke vënë në dispozicion të operacioneve për fikjen e vatrave”, tha Rama.

r.k./Shqiptarja.com