Shuhen flakët te magazina, por 'pushtohet' nga tymi, pas 20 orësh ende asnjë sinjal nga roja! Familjarët debatojnë me zjarrfikësit: Të prishet objekti

25 Mars 2021, 13:08

 

Kur kanë kaluar më shumë se 20 orë, nga zjarri që përfshiu një magazinë në një qendër tregtare në Tiranë, përgjegjësi i sigurisë Arjan Sala, ende nuk është gjetur. Zjarri përfshiu magazinën kur po shkarkoheshin rroba, Sala shkoi ta fikte, por mbeti brenda! Në kërkim të trupit të tij janë zjarrëfikësit dhe grupet e shpëtimit nga minierat.