Shuhen të gjitha vatrat e zjarrit në Kukës, fillon shiu dhe breshëri

11 Gusht 2021, 17:13 | Përditesimi: 11 Gusht 2021, 17:13

Atë që nuk e bën dora e njeriut, e bëri vetë natyra! Janë shuar të gjitha vatrat e zjarrit në bashkinë e Kukësit. Kështu bëjnë me dije burime nga Emergjencat Civile për Report Tv, pas fillimit të reshjeve të shiut e të breshërit në këtë bashki.

Në malin e Rrunës, i cili prej disa ditësh ishte nën flakë kanë nisur reshjet e shiut, të cilat mund të çojnë në shuarjen e flakëve. Edhe në qytetin e Kukësit, kanë nisur reshjet e shiut.

KT/Shqiptarja.com