Shuhet Kadare/ Shqipëria e Kosova në zi, nesër homazhe publike nga ora 09:00 - 12:30 në TKOB! Në ceremoninë shtetërore të varrimit krerët e shtetit e diplomatë

2 Korrik, 17:55

Shqipëria është në zi kombëtare në nder të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare. Kadare do të përcillet nesër në banesën e fundit me ceremoni shtetërore, ndërsa homazhet do të mbahen në mjediset e Teatrit të Operës dhe Baletit.