Shuhet zjarri në fshatin Vajkan të Fieri, flakët djegin një shtëpi të pabanuar dhe sipërfaqe të tëra me pemë frutore

19 Gusht 2021, 17:19 | Përditesimi: 19 Gusht 2021, 17:19

Një banesë e pabanuar dhe sipërfaqe të tëra me pemë frutore janë djegur nga zjarri që ra ditën e sotme në fshatin Vajkan të Fierit. Fatmirësisht zjarri u shua nga forcat zjarrfikëse pas disa orësh, duke shmangur rrezikun për banesat e tjera që ndodheshin në afërsi të vatrës së zjarrit. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse ka qenë zjarrvënie e qëllimshme apo aksidentale.

LR/Shqiptarja.com