Shuhet zjarri në landfillin e Fierit, situata ende problematike, qyteti vijon të jetë i mbuluar nga tymi

29 Korrik 2021, 12:00 | Përditesimi i fundit: 2021-07-29 21:42:57

Është shuar zjarri që përfshiu dy ditë më parë landifillin e Fierit, duke krijuar në qytet një emergjencë mjedisore, për shkak të gazrave të rrezikshëm që u çliruan nga djegia e mbetjeve. Zjarri u fik pas punës me mjete të tonazhit të rëndë, që bënë të mundur mbulimin e mbetjeve me dhé. Megjithatë tymi vijojnë të mbulojë qytetin, ndërsa vijon ende puna për të bërë të mundur mbulimin me dhé të vatrave që çlirojnë ende tym.