Shumë gra pa suportin e një burri nuk zënë dot një vend pune, parazite dhe shumë bosh, Silvana Baltadori kritika të forta

13 Maj 2021, 12:42

Konkurrenca femrorë për të është një mënyrë këndvështrimi ndërsa thekson se në Shqipëri shumë vajza e gra suportohen nga meshkujt dhe nuk kanë arritur asgjë vetë:

“Ka të bëjë gjithmonë me elementë të personalitetit individual varet se çfarë shikon si konkurrente tek një femër. Unë nuk tërhiqem aspak nga bukuritë fake nga femrat e silikonuara, të botoksuara me ato qerpikët fallco, gjithcka në fallcitete. të kurohesh për mua është një koncept tjetër, është të gëlltisësh brenda kulturë sepse kjo gjë nuk të lë asnjëherë të dukesh një grua e shëmtuar. Në shqipëri ka plot të tjera që kanë një mirëqënie shumë më të mirë se unë, por e kanë krijuar vetë këtë apo është një kukull në duart e të dashurit apo të një burri biznesmen dhe vetë është një njeri krejt injorant ose një njeri që pa suportin e këtij mashkulli as vendin e punës ose në rastet më  dërrmuese nuk kanë as punë fare, janë parazite të thjeshta që reklamojnë markat e cantave, janë femra vanite, shumë bosh dhe unë jam e sigurtë që kanë edhe depresionet e tyre brenda” përfundoi ajo.