Në tre bashki, Vorë, Elbasan dhe Kamzë është numëruar elektronikisht, e ndërsa në 58 Bashkitë e tjera ky proces pritet të nisë nga minuta në minutë. Të gjitha kutitë e votimit në rreth 5000 qendra votimi tashmë pothuajse kanë mbërritur në 88 KZAZ-të.
Komisioneri Ilirjan Celibashi tha sot se do të detyrojë me forcën që i jep ligji, komisionerët që të vazhdojnë procesin e numërimit në mënyrë që rezultati të dalë brenda mbrëmjes së të martës.















