Shuplakë e rëndë për Vllazninë, Egnatia e turpëron në Shkodër! Hila nderon në limite Tiranën

30 Prill 2023, 20:57

Egnatia ka poshtëruar 0-4 Vllazninë në ndeshjen e javës së 32 të Superligës. Ndeshja në Loro Boriçi pritej të fliste për shkodranët por krejt e kundërta ndodhi, duke i dhënë mundësinë rrogozhinasve për të vijuar të qetë për Kupat e Europës. Golat u realizuan nga Mëllungja, Duamena, Madeiros dhe Laurentino, ndërsa kjo ishte ndeshja e tretë pa fitore për Vllazninë në kampionat