'Si do të zhvillohet protesta e Berishës dhe Metës pa lejen e policisë?', temat që do diskutohen sonte në 'Repolitix' në orën 21:00

30 Nëntor 2022, 19:11

Sonte në Repolitix, qeveria merr masat për samitin e 6 dhjetorit me BE-në ndërsa opozita nuk heq dorë nga protesta. Ndërsa Tirana kalon në nivelin më të lartë të sigurisë, mbetet ende e paqartë sesi do të zhvillohet protesta e Berishës dhe Metës në Bulevard pa lejen e policisë. Në pjesën e dytë të Repolitix masat e para të prokurorisë për skandalin e hakerimit të të dhënave të shtetit. Kush janë 5 të akuzuarit dhe a mund të parandalohej sulmi kibernetik iranian? Për të gjitha këto tema na ndiqni sonte në Repolitix ora 21:00