Si ra në ‘grackë’ prokurori i Sarandës, hetimet që nisën për trafik droge, nxorën në dritë korrupsionin në drejtësi dhe trukimin e ndeshjeve

19 Qershor 2021, 11:43

Detaje të reja janë zbuluar për arrestimin e prokurorit të Sarandës, Sali Hasa. Burime për gazetarin Report Tv bëjnë me dije se SPAK ka nisur hetimet në shkurt të vitit 2020 për një grup të strukturuar kriminal që kryente trafik drogë, e cila çoi në zbulimin e korrupsionit tek zyrtarët e drejtësisë dhe trukimet e ndeshjeve.

Por gjatë përgjimeve dhe vëzhgimeve në terren është konstatuar se motra e një të arrestuarit kishte kërkuar që të pushonte një çështje për vëllain e saj, kundrejt ryshfetit.

Hetimet për prokurorin Sali Hasa, kanë zbuluar edhe rastin e trukimit të ndeshjeve në kategorinë e dytë, konkretisht për ndeshjen Selenica-Përmeti, ku nga përgjimet ka rezultuar se ishte e paracaktuar.

Hetimet janë kryer nga prokurori i SPAK Altin Dumani.