Si të përdorim sodën e bukës në vazot e luleve natyrale

10 Maj 2021, 12:35

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” Sabina Sherifi tregoi në rubrikën ‘Sipas Sabit’ se si mund ta përdorim sodën e bukës tek bimët dhe lulet si spray për spërkatjen e tyre kundër insekteve:

‘’Do të flasim për dobinë e sodës së bukës në bimësi e cila është më efikase sesa pesticidet. Soba e bukës me shekuj është përdorur për pastrim, për dezifektim, si ndihmë e parë, për bukuri dhe shëndet por ka dobi edhe në kopshtin tuaj.

Soda e bukës është më efikase sesa spray-t që ne mund të blejmë për të përdorur për të spërkatur bimët nga insektet. Pram und të bëjmë vet një spray organik I cili do ta ndihmojë bimën për të vrarë insektet të cilat e ndihmojnë atë sic mund të jenë rrjetat e merimangës dhe ndërkaq do ta ndihmojë  bimën për të ruajtur insektet që bimës I duhen.Për këtë spray ne na duhen një lugë e vogël sobë buke, një e treta e filxhanit me vaj ulliri dhe nëj filxhan i vogël me ujë, pra pasi kemi hedhur një lugë sodë buke në vaj, kemi hedhur dhe këtu ujin, dhe pasi ta tresim mirë sodën e bukës, këtë mund ta nxjerrim dhe të spërkasim bimët, kjo do të bëjë që bima të vras insektet që e dëmtojnë, ato që janë të dëmshme dhe për të ruajtur insektet e dobishme të saj. Këtë mund ta nxjerrim më pas në një spërkatës dhe t’I spërkasim” tha ajo.