Si të realizojmë mbrojtës dielli bimorë

15 Qershor 2021, 13:03 | Përditesimi i fundit: 2021-06-15 13:09:01

Me periudhën e verës dhe plazhit të gjithë kemi dëshirën që të nxihemi sa më shumë. Mirëpo a është e shëndetshme nxirja  si dhe metodat që ne përzgjedhim për  të realizuar këtë nxirje.

Gazetarja Algerta Tafani është tepër a apasionuar pas krijmit të nxirësve natyral dhe bimor në kushte shtëpie, ajo tregoi dy receta të thjeshta që mund t’I realizojë secili:

Receta e parë përfshinë karrotë,  vaj ulliri, vaj luledielli.

“ Duhet të qëndrojë 15 ditë, vendosim karrotën e grirë në rende, vajin e ullirit dhe vajin e lulediellit të dyja në të njëjtën masë” tha ajo, ndërsa këshilloi që kjo përzierje të përdoret vetëm për pjesën e trupit dhe jo për fytyrën. Kjo është një përberje tepër e shëndetshme, e cila përgatitet disa ditë përpara plazhit.

Receta e dytë përfshinë :

2 lugë vaj kokosi

pak ton make up  që përdorim për sytë

1 lugë krem Dielli me spf

Të gjithë përbërësit përzihen me njëri tjetrin për të realizuar një vaj nxirës me shkëlqim.

Por a janë të shëndetshme këto mënyra natyrale për të marr ngjyrën që dëshirojmë nga qëndrimi në diell? Dermatologia Violeta Dajçi u shpreh se janë metoda efikase që nuk e dëmtojnë lëkurën:

“Përbërësit nuk janë të dëmshëm nuk janë të dëmshëm për lëkurën as për organizmin, pra edhe nëqoftëse ndihmojnë në një lloj dhënie të ngjyrës së lëkurës më të shpejtë nuk e kanë dëmtuar. Dëmi është vetëm se nuk e mbrojnë dot organizmin, lëkurën, nuk kanë filtra mbrojtës për të ruajtur nga rrezatimi I dëmshëm diellor që është UVANË në rrezet e forta të diellitqë janë ato pas orës 11. Pra nuk mendoj që ësht dicka e gabuar por nuk mendoj që duhet përdorur në fashat e orareve kur Dielli është përvëlues. sepse këto përbërës nuk të mbrojnë dot nga rrezatimi diellor” përfundoi ajo.