ITALI-Një krim i rëndë ka tronditur qytetin e Lecces. Një ish-bankier 69-vjeçar është ekzekutuar pikërisht duke nxjerrë para në një bankomat. Giovanni Caramuscio, u vra në sy të gruas së tij. Për vrasjen e tij akuzohen dy vëllezër shqiptarë, pasi kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë ngjarjen e cila nisi si një grabitje. Vëllezërit kanë qenë të maskuar me maskë antiCovid.
Njëri prej vëllezërve që qëlloi dhe vrau është Paulin Mecaj, 31 vjeçar, i cili është vënë në pranga. Sipas hetuesve, ai qëlloi me një pistoletë Beretta kalibër 9, e njëjta armë që u gjet brenda shtëpisë së Paulin nga policia e njësisë hetimore të komandës provinciale të Leçes. Vëllai tjetër është shpallur në kërkim nga autoritetet.

















