Siguria rrugore, policia fut në ‘filtër’ autobusët, shumica me probleme! Eksperti: Duhen kontrolle periodike, shqetësim mbushja e tyre mbi kapacitetin

3 Shtator 2021, 17:08

Mungesa të theksuara në dokumentacion dhe moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor, janë dy shkeljet më të shpeshta të drejtuesve të autobusëve urbanë dhe interurbanë. Gjatë kontrolleve që po kryen intensivisht Policia Rrugore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor 104 drejtues janë gjobitur. Ekspertët e sigurisë rrugore sugjerojnë që kontrollet të jenë periodike.