‘Sikur marrim jetë’, mijëra qytetarë çdo ditë në Liqenin e Tiranës, fundjava më e populluar! Ecje në natyrë e lojëra, treni i preferuari i të vegjëlve

6 Prill, 16:20

Parku i Liqenit mbetet një nga destinacionet më të frekuentuara përgjatë fundjavës, veçanërisht nga fëmijët të cilët eksplorojnë mundësi pafund për argëtimin e tyre. Në çdo orë të ditës shihen njerëz që zgjedhin pikërisht këtë hapësirë për të vrapuar apo thjesht për të kaluar momente qetësie.