Silvio Gonzato caktohet ambasadori i ri i BE në Tiranë, shërbeu si zv.ambasador i unionit në Kombet e Bashkuara

30 Nëntor 2023, 17:46

Silvio Gonzato do të jetë ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Tiranë. Përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell njoftoi emërimin e Gonzatos në krye të delegacionit të BE-së në vendin tonë.