Simpoziumi shkencor për Liqenet e Prespës, ekspertë nga 3 shtete mblidhen në Korçë: Ekosistem unik në Europë! Shqetësuese rënia e nivelit të ujit

2 Shkurt, 21:07 | Përditesimi: 2 Shkurt, 21:07

Mbahet në Korçë simpoziumi i tretë shkencor për Liqenet e Prespës, duke rikthyer pas më shumë se 20 vitesh vëmendjen shkencore mbi një nga zonat më të rëndësishme natyrore të Ballkanit.

Aktiviteti përkoi me Ditën Ndërkombëtare të Ligatinave dhe mblodhi për tre ditë studiues e ekspertë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Greqia.

Drejtuesi i PPNEA-s, Aleksandër Trajce, theksoi se Prespa përballet me një rënie shqetësuese të nivelit të ujit, një fenomen ende i pashpjeguar plotësisht nga shkenca. Ndërsa këshilltari shkencor grek, Giorgos Catsadorakis, vuri theksin te bashkëpunimi ndërkufitar, duke nënvizuar ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe mungesën e reshjeve.

I.M/Shqiptarja.com