Singapor/ 45-vjeçarja dënohet me vdekje për 30 gramë heroinë

28 Korrik 2023, 20:12

Në Singapor është ekzekutuar një grua pasi më herët ishte dënuar me vdekje për trafikim të 30 gramëve heroinë. Gruaja kishte apeluar vendimin, por nuk ishte marrë në konsideratë. Aministy International ka kritikuar vazhdimisht Singaporin për dënimet me vdekje për drogën, por autoritetet thonë se kjo është një formë për ta mbajtur vendin nga më të sigurtët në botë.