Situata e COVID-19/ Fico: Rritje të numrit të rasteve aktive, nuk kemi ende përgjigje për variantin Delta

19 Korrik 2021, 15:22 | Përditesimi: 19 Korrik 2021, 15:22

Shefja e ISHP-së, Albana Fico ka dhënë detaje sa i përket situatës së COVID-19 në vendin tonë.

“Numri i rasteve aktive është rritur, por mbetemi në një incidencë 5 për 100 mijë persona, të shtruar në spitale COVID janë 5 pacientë, nuk kemi persona në reanimacion, numri i vdekjeve ka qenë zero për ditë me radhë, ndërkohë që për raportin e fataliteteve mbetet në 9.1% ka edhe një rritje të lehtë të pozitivitetit të mostrës. Efekt ka dhënë edhe vaksinimi. Nuk kemi një përgjigje për variantin Delta, e rëndësishme që përtej vaksinimit duhet të shohim me përparësi dhe të shohim masat e vendosura nga autoritete shëndetësore”, tha Fico.

  •  
 

r.k./Shqiptarja.com