'Situata është kritike', gazetari i Report Tv raporton nga vatra e zjarrit në Pukë: Digjen mbi 12 hektarë pyje, flakët përhapen me shpejtësi drejt Gjegjanit

17 Gusht, 17:17 | Përditesimi: 17 Gusht, 17:17

Situata nga zjarret në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë vijon të mbetet kritike. Prej dy ditësh, flakët po avancojnë drejt zonës së Pishës së Zezë, të favorizuara nga erërat e forta, ndërsa deri tani janë përfshirë nga zjarri mbi 12 hektarë sipërfaqe pyjore.

E.H/Shqiptarja.com