Situata kritike në fshatin Radat të Dropullit, flakët hyjnë në zonën e banuar, 3 zjarrfikëse në vendngjarje

12 Gusht 2021, 15:07 | Përditesimi: 12 Gusht 2021, 15:07

Situata paraqitet shumë kritike në fshatin Radat në Dropull me flakët. Zjarri ka përfshirë tashmë edhe zonën e banuar. Zjarrfikësit e Dropullit, Libohovës dhe Gjirokastrës po luftojnë me flakët për të shuar dhe neutralizuar zjarrin. Po ashtu në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë.

LR/Shqiptarja.com