Situata me zjarret në Kukës, ministri i Brendshëm i Kosovës për Report Tv: Situata është e rëndë, jemi në gatishmëri në krah të Shqipërisë

10 Gusht 2021, 07:36 | Përditesimi: 10 Gusht 2021, 07:36

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla, në një lidhje telefonike për Report Tv mbi situatën në Kukës tha se zjarrfikës dhe forca të sigurisë së Kosovë kanë mbërritur dhe janë në gatishmëri të Shqipërisë për të ndihmuar.

"Ka një angazhim të madh të të gjithë njerëzve. Situata është e rëndë aktualisht në Kukës pasi janë disa vatra aktive. Për fat të mirë situatën në Kosovë e kemi më të mirë dhe mund të ndihmë vëllezër tanë nga Kosovë. Ne kemi mobilizuar 34 zjarrëfikës, po presim që të na bashkëngjiten dhe trupa të FSK-së së Kosovës. Nesër presim që të na bashkohen dhe forca të tjera. Do të pritet që të zbardhë dita për të bërë të mundur dhe neutralizimin e flakëve. Trupa tonë do të rrinë sa të jetë e nevojshme dhe ne të kemi kapacitet dhe të ndihmojmë", tha ndër të tjera ai. 

  •  

KT/Shqiptarja.com