Situata në PD, Dash Sula propozon zgjidhjen: Të mblidhemi e të mbyllemi brenda selisë, si kardinalët kur zgjedhin Papën deri kur të dalë tymi i bardhë

24 Dhjetor 2021, 14:58

Situata në Partinë Demokratike e ndarë në dy kampe tashmë, mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është e trishtueshme. Kështu tha i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv deputeti i PD-së Dash Sula, i cili përsëriti që të gjithë demokratët të bëhen bashkë dhe të gjendet mundësia që palët të ulen, pasi ky konflikt po i sjellë dëm opozitës në tërësi. Si zgjidhje për përplasjen, Dashnor Sula propozon që të gjithë bashkë, ato që janë rreshtuar me Berishën dhe ato me Bashën, të mblidhen brenda selisë së PD-së për disa ditë, siç mblidhen kardinalët kur zgjidhet Papa në Vatikan dhe t’i jepet fund krizës.