Situata në veri të Kosovës, Elezi: KFOR të refuzojë kërkesën e Beogradit për futjen e trupave serbe! Çejku: Fjala e ndërkombëtarëve zgjidh situatën

21 Dhjetor 2022, 14:04

Situata në veri të Kosovës mund të çtensionohet vetëm përmes faktorit ndërkombëtar. Kështu u shpreh ish ambasadori i Kosovës Arben Çejku në një intervistë për Report Tv duke thënë se kryeministri i Kosovës po përpiqet të tregojë distancim nga tendencat dhe provokimet e Beogradit. Eksperti i sigurisë Bedri Elezi u shpreh se situata është shumë komplekse.