Situata nga zjarret, 7 vatra aktive në Shkodër, Mat, Durrës, Krujë, Tropojë, Kurbin! Vetëm 1 helikopter ndërhyn nga ajri për shuarjen e flakëve

3 Gusht 2022, 19:41 | Përditesimi i fundit: 2022-08-03 20:57:46

Situata në Bushat të Bashkisë së Vaut të Dejës mbetet e vështirë.

Aktualisht janë në operacion 14 efektivë të MZSH-së, 10 vrojtues pyjesh, 32 punonjës nga Sektori i Mirembatjes, 6 punonjës nga  Policia Bashkiake, 7 të rinj nga Administrata, 70 vullnetarë të Komunitetit, 2 mjete zjarrfikëse.