Situata nga zjarret bëhet e frikshme në Greqi, në ishullin Rodos flakët dalin jashtë kontrollit! Turistët largohen nga hotelet

22 Korrik 2023, 21:50

Situata në ishull grek Rodos paraqitet alarmante për shkak të vatrave të zjarrit, të cilat janë prezente që prej ditës së martë. Pesë helikopterë dhe 173 zjarrfikës po operojnë në zonë, ndërsa tre hotele në zonën e Kiotarit raportohet se janë dëmtuar nga zjarri. Zonat e Laermës, Lardos dhe Asklipio u prekën gjithashtu