Situata përmirësohet në Klos, zjarri i madh drejt fikjes, shmanget rreziku për banesat

10 Gusht, 18:22 | Përditesimi: 10 Gusht, 18:22

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu pasditen e sotme fshatin Kujtim të Bashkisë Klos është drejt fikjes. Pas ndërhyrjes së forcave në terren, situata është vënë nën kontroll dhe vijon puna për shuarjen e plotë të vatrave të mbetura. Flakët nisën fillimisht në barishte, më pas u përhapën në një zonë të pyllëzuar, duke djegur edhe pemë frutore dhe duke iu afruar banesave por tani duket se rreziku është shmangur

E.H/Shqiptarja.com