Situatë skandaloze në Lagunën e Nartës në Vlorë, lulëzon gjuetia e paligjshme! Report Tv siguron pamjet, fishekë pa fund (VIDEO)

31 Tetor 2021, 14:41 | Përditesimi: 31 Tetor 2021, 14:41

Gjuetia e paligjshme është kthyer në një problem serioz. Çdo dite persona te cilët janë të palincesuar dali  për gjueti ne lagunën e nartës pjese kjo e zonave te mbrojtura . Videot qe kane mbërritur ne redaksinë tonë tregojnë pika të shumta ku gjuetarët e paligjshëm gjuajnë fishekë pa fund çdo nate duke qëlluar shpendët e egra që afrohem në sezon në Lagunën e Nartës .

Gjuetia e paligjshme është ngritur si problem shqetësues edhe vitet e tjera dhe për këtë nuk është mare asnjë mase as nga zonat e mbrojtura që e kanë në kontroll këtë territor as nga policia e shtetit .

KT/Shqiptarja.com