S'ka datë për Konferencën e parë Ndërqeveritare, Rama: Ka dështuar BE, jo Shqipëria! Ne ishim gati prej kohësh, të vazhdojmë përpara

23 Qershor 2021, 13:32 | Përditesimi i fundit: 2021-06-23 17:09:32

Në Maqedoninë e Veriut po mbahet Forumi i Parë Ekonomik, i pranishëm në këtë forum është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Rama foli në fillim për lajmin e marrë dje nga ministrat e Jashtëm të BE-së që nuk arritën në një dakordësim për të përcaktuar një datë për Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.