S’ka fund saga e ‘vetëvrasjeve’ dhe vdekjeve misterioze të figurave të rëndësishme ruse! Ravil Maganov, nënkryetari i Lukoil, vdiq pasi ra nga dritarja e spitalit

1 Shtator 2022, 12:25

Ravil Maganov, kryetar i bordit drejtues të Lukoil, kompania e naftës e dyta më e madhe në Rusi, vdiq të enjten në Moskë pasi ra nga dritarja e Spitalit Qendror Klinik (TsKB) në kryeqytetin rus, spitali VIP (ku ishte shtruar edhe Mikhail Gorbachev). Maganov ishte 67 vjeç dhe ishte gjithashtu nënkryetar i kompanisë së naftës.