S’ka më shpresa për Kosovën, por merr një pikë në Zvicër! Sfida e parafundit, ‘dardanët’ barazojnë 1-1 ndaj helvetëve! Holanda siguron matematikisht kualifikimin në 'Euro 2024'

19 Nëntor 2023, 12:14

Pritej një fitore e lehtë e Zvicrës por nuk ndodhi kështu. “Dardanët” e Kosovës kanë arritur t’i rrëmbejnë 1 pikë helvetëve në përballjen e mbrëmjes së kësaj të shtune. Megjithatë Kosova nuk ka më shpresa për kualifikim pas fitores së Rumanisë ndaj Izraelit. Mbrëmë siguroi kualifikimin edhe Holanda.