S'ka qetësi në Turqi, tërmete 6.4 dhe 5.8 rihter godasin brenda 3 minutave sërish jugun e vendit! Lëkundjet në zonën më të shkatërruar 2 javë më parë

20 Shkurt 2023, 20:19 | Përditesimi i fundit: 2023-02-20 21:25:19

Dy pasgoditje të reja të fuqishme goditën Turqinë dhe Sirinë, të dyja vendet ende të tronditur nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit që vranë të paktën 47,000 njerëz. Një lëkundje me magnitudë 6.4 goditi rajonin kufitar Turqi-Siri në një thellësi prej vetëm 2 km, goditje e cila u pasua nga një tjetër 5.8.