S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

29 Mars, 14:25 | Përditesimi i fundit: 2024-03-29 15:33:48

Në serat e Lushnjës dhe Beratit po prodhohen me tonelata zarzavate, kryesisht kastravecë që përfundojnë në kanal, pasi fermerët nuk arrijnë ta shesin prodhimin. Prodhuesit ankohen se pikat e grumbullimit e tërheqin me çmim tejet te ulët, por kjo nuk reflektohet në tregun e pakicës! Prodhuesit kërkojnë ngritjen e një task-force për monitorimin e çmimeve