Skadoi ultimatumi për Bashën/ Flamur Nokës e deputetëve të tjerë 'pro Berisha' i mbyllen dyert e PD-së!

5 Janar 2022, 13:11 | Përditesimi i fundit: 2022-01-05 20:22:07

Në përfundim të afatit të vënë nga Berisha që Basha të lirojë zyrën, mbështetësit e tij provuan sot të futeshin në seli por të treja dyert ishin të mbyllura. Flamur Noka tha se Basha e ka kthyer selinë në një burg të sigurisë së lartë por ata do ta marrin godinën në 8 janar, sipas tij në mënyrë paqësore.