Skandal me fondet e UEFA-s, bllokohen llogaritë e FSHF për transferta të jashtëligjshme! Vendimi i Gjykatës së Tiranës që u shkel nga Armando Duka

24 Nëntor 2021, 19:41

Federatës Shqiptare të Futbollit i janë bllokuar llogaritë bankare. “Panorama Sport” ka zbuluar së fundmi se institucioni më i lartë i futbollit në vend ka degraduar në pikën që, edhe me paratë që UEFA akordon për futbollin shqiptar, të zhytet në afera të dyshimta, derisa ka hasur vështirësi edhe për të kaluar pagat e punonjësve të vet për muajt e fundit.