Skandal në futbollin shqiptar, arbitrat kërcënohen me jetë! Anulohet ndeshja Kastrioti-Bylis, çështja përfundon në polici

9 Prill 2023, 16:26

Një skandal ka mbërthyer futbollin shqiptar. Një orë para nisjes, ndeshja mes Kastriotit dhe Bylisit e vlefshme për javën e 28 të Superligës, është anuluar nga federata e futbollit. Arsyeja e kësaj mase drastike sipas FSHF-së ka ardhur pasi arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar me jetë.

Asnjë nga gjyqtarët nuk ka pranuar të marrë përsipër organizimin e ndeshjes dhe për pasojë është zbuluar edhe situata e rëndë. Për këtë çështje janë vënë në dijeni edhe organet kompetente të cilat po hetojnë atë që ka ndodhur.