Skandal në Gjermani/ Drogë ‘përdhunimi’ grave në festën e SPD së Olaf Scholz? Nisin hetimet

10 Korrik 2022, 14:05

GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për një skandal të mundshëm në festën e Partisë Social-Demokrate, pasi dyshohet se disave prej grave të pranishme u janë hedhur në pijë ajo që quhet ‘drogë përdhunimi.’, e cila shkakton humbje të prkonshme të memories dhe gjendje të fikti. Të ashtuquajturat pika nokaut përfshijnë shumë substanca të ndryshme. Më e njohura është ekstazia e lëngshme, pra acidi gama-hidroksibutirik (GHB). Pa ngjyrë, pa erë dhe pa shije, mund t'i bëjë ata që e gëlltisin të pafuqishëm, të pambrojtur. Pikat përdoren nga përdhunuesit për të përdhunuar viktimat e tyre, kryesisht gra, pa kujtuar se çfarë kanë bërë.