Skandali! Ashensori që u rrëzua në QSUT nuk ishte i regjistruar! Në Shqipëri vetëm 1429 të certifikuar nga ISHMT

17 Maj 2022, 15:06

Një ditë pas rrëzimit të ashensorit në QSUT, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut zbulon se ai ishte i paregjistruar, edhe pse kompania Sulollari Klima kishte fituar një tender rreth 120 mijë euro për mirëmbajtjen e ashensorëve në Qendrën Spitalore. Në Shqipëri, sipas inspektoratit janë vetëm 1429 ashensorë të regjistruar sipas ligjit, shifër që flet për një situatë totalisht të pasigurt për jetën e qytetarëve që i përdorin.