Skandali i korrupsionit në BE për ryshfet nga Katari, sekuestrohen mbi 1.5 milionë euro 'cash'! Nënpresidentja e PE shkarkohet me shumicë votash

13 Dhjetor 2022, 16:40

Hetuesit belgë kontrolluan zyrat në Parlamentin Evropian në Bruksel të hënën, pas hetimeve për ryshfet nga Katari, mikpritës i Kupës së Botës, pasi pranuan dhurata dhe vlera të shumta monetare. Shuma 'cash' e sekuestruar ishte mbi 1.5 milionë euro të cilat u gjetën në 3 vendndodhje të ndryshme. Ishte kontrolli i 20-të i kryer në Belgjikë që nga e premtja dhe presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, paralajmëroi eurodeputetët se "demokracia europiane është nën sulm".