Skandali i pagave/ Ekspertët në Report Tv: Muça: Ka nisur sabotazhi në punë, punonjësit presion për rritjen e pagave! Pashaj: Pres në 2022 që të bëhet rritja më e madhe e pagave! Didanaj: Tregoi hapur evazionin fiskal

28 Dhjetor 2021, 13:55

Efektet negative dhe ato pozitive që do vijnë pas publikimit të pagave ishte fokusi i diskutimit ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv. Publikimi i mbi 694 mijë pagave të punonjësve të sektorit publik dhe atij privat, sipas ekspertëve do të kenë një ndikim të madh social në vend.