Skandali i videove intime me artiste, kompozitori Adi Hila pritet të pyetet: Jam i tronditur, kamera u hakua! Policia do t’i ekspertojë bashkë me IP-të nga u publikuan pamjet

1 Tetor, 14:18 | Përditesimi: 1 Tetor, 14:18

Publikimi në rrjetet sociale dhe shpërndarja masive e disa videove të kompozitorit Adrian Hila, në momente intime me disa artiste të njohura, po hetohet nga Policia e Tiranës. Blutë thirrën për të marrë në pyetje vetë kompozitorin, i cili do të bëjë deklarime sapo të kalojë gjendjen e rënduar në të cilën ndodhet. Në vijim do i merren deklarime edhe gazetari të showbizz-it Elton Tozaj, i cili ka marrë autorësinë e publikimit të videove.

    E.H/Shqiptarja.com